Lajme Teknologji

Sticker Studio: Tani mund të shndërroni fotot në sticker për WhatsApp

WhatsApp paraqiti stickers në platformën e tyre  muajin e kaluar, dhe ofroi një pako që ishte më parë në dispozicion në Facebook Messenger. Por nëse je në Android, mund të krijosh lehtë vetë sticker-at në telefon.

Sticker Studio, një aplikacion pa pagesë, i ndërtuar nga Sven van der Zee, një ish-praktikant i zhvillimit në TNW, raporton The Next Web.

Mund të vendosni foto ose të importoni imazhe, dhe thjesht të vizatoni një pjesë rreth objektit që dëshironi të transformoni në një sticker.

Ka disa kufizime të çuditshme: do t’ju duhet të krijoni së paku tre ngjitës para se të eksportoni një pako prej tyre në WhatsApp. Jeni të kufizuar në 10 pako me një maksimum prej 30 sticker-ave për pako.

Kjo është e gjitha që mund të bëni tani; Sticker Studio aktualisht nuk ju lejon të ndryshoni imazhet ose të shtoni efekte – por këto karakteristika janë në zhvillim e sipër.

Aplikacioni gjendet në Google Play, dhe mund të shkarkohet pa pagesë.

Related posts

Vazhdon situata e tensionuar para Parlamentit, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës. Tre të lënduar

Mila

Në pranga dy të rinj në Korçë, mësoni arsyen

Klaudia gotanews

Itali, punëtori shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

Mila
Na Kontaktoni!