HomeModa

Stilet e ndryshme si t’i kombinoni çizmet e shkurtra

Disa femra i konsiderojnë ato të guximshme, por po t’i kombinosh me veshjen e duhur, pamja do të jetë vërtet tërheqëse. Me taka ose jo, ato të sigurojnë gjithmonë një rehati dhe të japin elegancë, me ?do lloj veshjeje.

Hidhu një sy këtyre fotove dhe gjej cili është stili që të përshtatet më tepër.

Çizmet mbi kyçin e këmbës

Ato që preferojnë t’i mbajnë çizmet deri pak mbi ky?in e këmbës, e mira është që rrobat t’i kenë me ngjyra pastel, një fund të shkurtër të zi p.sh, kombinuar me një këmishë elegante njëngjyrëshe.

Çizmet me takë ortopedike

Çizmet me takë ortopedike mund t’i kombinosh me një gamë të gjerë ngjyrash. Me një palë pantallona të shkurtra p.sh., ato do të dukeshin shumë moderne.

?izmet e sheshta

Në përditshmëri, krahas xhinseve dhe xhupit, një kombinim ideal janë ?izmet e sheshta. Një çantë e vogël shoqëruese do të ta kompletonte mjaft mirë pamjen.

Për veshjen e mbrëmjes

?izmet e shkurtra janë ideale edhe për mbrëmje. Xhinset ose një fund deri në gju ose pak poshtë tij, siguron një pamje romantike për në mbrëmje. Zgjedhje e mirë për mbrëmje janë edhe xhinset boyfriend, të përthyera deri në ky?in e këmbës.

Çizmet e gomës

Kur bëhet fjalë për ditët me shi, ato janë ideale. Ndaj edhe nuk ka shumë rëndësi se si i kombinon, sepse, mbi të gjitha, në ditë të tilla më shumë dëshiron që këmbët t’i kesh të thata.


TË NGJASHME