HomeModa

Stili i preferuar i flokëve që do të bëhet trend këtë sezon

Flokët biond me rrënjë të errët, sërish po kthehen në modë.

Gjatë sezoneve të kaluara në botën e stilit të flokëve ishin aktuale teknikat e ndryshme ‘balayage’, pastaj edhe nuancat bionde – nga tonet e ftohta deri te nuancat ngjyrë mjalti.

Sipas fotografive më të reja të yjeve të famshme, sivjet do të jetë aktual stili “biond i papërfillshëm.

Ky kontrast i ngjyrave duket goxha interesant, mirëpo këtë stil e kanë përkrahur shumë bukuroshe, ndër të cilat janë Selena Gomez, Lily Collins, Jennifer Aniston dhe Heli Baldwin.

Për t’u dukur ky stil i flokëve i bukur, kushti është që të keni flokë plotësisht të shëndetshme dhe të kuruara. 


TË NGJASHME