HomeShowbiz

Stilisti shqiptar prezanton koleksionin e tij në javën e modës në Paris

Së fundmi talenti i tij trokiti në dyert e javës së modës në Paris. Ai është stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve ‘haute couture’ në javën e modës, në Ritz Paris, në shtëpinë e Coco Chanel, aty ku kanë prezantuar koleksionet e tyre dizajnerët më të famshëm botërorë. I frymëzuar nga perëndimi i diellit, Festimi solli ngjyrat e bukura të qiellit në koleksionin e tij të punuar e qëndisur me dorë, në copa të veçanta e në modele unike. Të gjithë të ftuarit u mahnitën në mbrëmjen e 29 shkurtit në zemër të Parisit.

Sfilata u përmbyll me fustanin magjepsës të nusërisë nën tingujt e këngës Baresha në kujtim të ikonës së muzikës Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit, të huaj dhe shqiptarë. Përveç fashionistëve të huaj, në sfilatën e Festim Isufit nuk mund të mungonin edhe Armina Mevlani, Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta. Gjithashtu në këtë ngjarje të rëndësishme ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Kosovës në Francë Z.Qëndrim Gashi dhe Znj.Jeta Abazi Gashi.

Mediat e huaja ishin të impresionuara nga stilisti i ri me një talent të jashtzakonshëm, i cili me koleksionin e tij solli edhe një herë Kosovën në qendër të mediave të huaja, duke promovuar artin kosovar ndërkombëtarisht.


TË NGJASHME