HomeUdhëtime

Stina perfekte për udhëtime, ja qytetet mahnitëse që duhen vizituar gjatë vjeshtës

Qytetet evropiane plot bukuri dhe elegancë në këtë stinë të vitit janë thesar i vërtetë joshës për të pasur gjithashtu edhe një udhëtim të pa harrueshëm.

Me një çokollatë aromatike dhe me një filxhan çaji të mrekullueshëm shëtitni nëpër qytetet të cilat më së miri ndiejnë energjinë e vjeshtës dhe e transformojnë në fantazi.

Ngjyrat e errëta, tregimet magjike të lashtësisë dhe bukuria magjike e toneve të dheut, perëndimet e diellit të cilat dehin edhe dhomat e vogla në të cilët mund të fshiheni nga bota.

Të gjitha këto i vënë këto vende në majë të zgjedhjeve të destinacioneve më të dëshiruara të vjeshtës për të gjithë ata që dëshirojne një udhëtim ndryshe nga të tjerët.

Bordeaux, Francë

Imagjinoni kënaqjen ndërkohë që ju pini verën më të mirë dhe kënaqeni në ofertën magjike gastronomike ndërkaqë shihni perëndimin e mrekullueshëm të diellit i cili derdhet në mijëra ngjyra.

Të gjitha këto e bëjnë qytetin Bordeaux të veçantë me shpirtin e vërtetë të bukurisë franceze.

Në mënyrë që pikniku juaj të marr dozë të nevojshme fantazie vendosuni në vendin për të cilin është folur shumë Aux Terraces ku do të kënaqeni me komoditetin dhe stilin.

Gdansk, Poloni

Në Gdansk mund të qëndroni në një apartament të bukur afër detit siç është Elite Apartments Marine dhe të kënaqeni me bukurinë e hershme vjeshtore afër ujit dhe perëndimeve të mrekullueshme të diellit.

Gdansk është një qytet tepër i bukur, plot argëtim, ku ju pret vjeshta e pasur dhe e larmishme të cilën posaçërisht do ta theksojë arkitektura interesante e cila është vërtet origjinale.

Hannover, Gjermani

Ky qytet i ëndrrave ka shumë parqe të cilat e bëjnë të përsosur për adhuruesit e natyrës. Gjithashtu është ideal për adhuruesit e blerjeve dhe të historisë, sepse është plot lashtësi.

Të gjitha bashkë e bëjnë këtë qytet jashtëzakonisht joshës. Mund të vendoseni në Apartman Philosophenviertel, vend i bukur në të cilin menjëherë do të dashuroheni.


Ghent, Belgjikë

Qytet i cili duket i mrekullueshëm, Ghenti është qytet i magjishëm i Mesjetës i cili do t’ju magjepsë me arkitekturën e vet arkaike.

Mund të qëndroni në Cap’s House, apartamente shumë elegante të cilat do t’ju ofrojmë qetësi dhe ambient të vërtetë për pushim të shkurtër në Belgjikë.

Amsterdam, Holandë

Nëse i doni ujin, barkat dhe vozitjen me biçikletë, Amsterdami është qytet i përsosur për ju. Pra, kënaquni në vjeshtë me pijen e nxehtë në dorë në këtë qytet të bukur të Holandës.

Nëse zgjidhni Breitner House, do të ndiheni si mbretëreshë dhe do të kënaqeni në vendosjen e jashtëzakonshme në qytetin e lumtur të njerëzve të kënaqur.


TË NGJASHME