HomeLajme

Stinët e jetës

Na ishte njëherë një burrë, i cili kishte katër djem.Ai donte ti mësonte djemtë e tij, të mos i gjykonin gjërat shumë shpejtë.Kështu ai dërgoi secilin prej tyre, të shkonin të shikonin një pemë dardhe, që ishte shumë larg shtëpisë së tyre.

Djali i parë, shkoi në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë, dhe djali më i vogël në vjeshtë.

Kur të gjithë kishin shkuar dhe u kthyen, ai i thirri të gjithë së bashku, për ti përshkruar, se çfarë kishin parë.

Djali i parë tha që pema ishte e shëmtuar, e përkulur dhe e shtrembëruar.

Djali i dytë kundërshtoi,duke thënë se ajo ishte e mbuluar plot gjelbërim dhe se dukej shumë premtuese.

Djali i tretë nuk u pajtua me dy vëllezërit e tij, duke iu thënë se ajo ishte e ngarkuar plot e përplot me lule që mbanin aromë të këndshme e mbushur plot jetë,dhe se ishtë gjëja më e bukur që kishte parë ndonjëherë.

Djali i fundit nuk u pajtua me asnjërin prej vëllezërve të tij, duke iu thënë se pema ishte plot e përplot me fruta,që binin nga pema.

Babai iu shpjegoi djemve të tij se ata kishin të drejtë , secili prej tyre, sepse secili e kishte parë, por e kishin parë në sezone të ndryshme jetën e pemës.

Ai iu tha atyre që ju nuk mund ta gjykoni një pemë, ose një njeri, vetëm për një sezon, apo një periudhë të caktuar që e keni parë, se kënaqësia,gëzimi dhe dashuria që vijnë nga ajo jetë, mund të shikohet vetëm në fund, vetëm pasi të gjitha stinët kanë mbaruar.

Nëse heq dorë kur është dimër, do të të marrë malli për premtimin e pranverës tuaj, për bukurinë e verës tuaj, dhe për përmbushjen e vjeshtës tuaj.

Mos gjykoni një jetë për një sezon të vështirë. Mos lejoni që dhimbja e një periudhe të caktuar, të shkatërrojë gëzimin e të gjithë pjesës tjetër.

M.D/ GotaNews


TË NGJASHME