HomeLajme

Stop shisha-ve nëpër lokale, Manastirliu paralajmëron masa të forta

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Ditën Botërore të Duhanit deklaroi se së shpejti do të miratohen në Kuvend ndryshimet e propozuara për forcimin e masave kundër duhanpirjes në ambientet e mbyllura.

Ligji përcakton se nëse një subjekt shkel dy herë brenda dy muajve gjoba do të jetë dyfishi i gjobës së parë dhe nëse përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1-vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës dhe i pezullohet aktiviteti.

“Me anë të këtyre ndryshimeve ligjore forcojmë më tej masat kundër duhanpirjes, për të mos lejuar askënd të abuzojë me ligjin, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”,

Në frymën e Direktivës së BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit, me ndryshimet e pritshme ligjore, do të ndalohet duhanpirja në ambientet e mbyllura edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile. Gjithashtu do të largohen nga tregu paketat me 10 cigare si dhe cigarette me shije karakteristike. Me anë të këtyra masave synojmë të mbrojmë të rinjtë dhe adoleshentët nga këto produkte që kanë shkallë të lartë varësie”, tha ministrja.


TË NGJASHME