HomePolitikë

Strategjia e re e demokratëve, Basha thirrje rinisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nis pasditen e sotme Turin Kombëtar të Shpresës “Rrugëtimi për Shqipërinë”, nga qyteti i Elbasanit.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Basha zbulon vendin ku do të mbahet takimi me demokratët, që është pikërisht në Hotel Turizmi, në sallën e konferencave. Ndër të tjera, ai fton të gjithë të rinjtë e të rejat t’i bashkohen në këtë takim, në orën 17:00.

“Sot fillojmë “Rrugëtimin për Shqiperinë ??”. Ftoj çdo të ri dhe të re të më bashkohet sot në Elbasan në orën 17:00”, shkruan Basha.


TË NGJASHME