HomePolitikë

Strategjia e vaksinimit antigrip falas, reagon PD

Strategjia për përballimin e pandemisë në vjeshtë dhe dimer, e prezantuar dje nga Ministrja e Shëndetësisë, është një hap i vonuar dhe jo i plotë sipas Partis Demokratike.

Ekspertë nga opozita sjellin në vëmendje se pikat kryesore të planit rë qeverisë janë kërkuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha që në 26 Korrik. 3 javë më parë, Basha kërkoi vaksinimin falas. “Qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.”- theksoi Basha në 26 Korrik në një postim në Facebook.

Qeveria dekalroi dje se po shikonte mundësinë e rritjes së numrit të atyre që e përfitojnë falas vaksinën.

Gjithashtu, ekspertët e opozitës, konsiderojnë se një pjesë e rëndësishme e strategjisë anticovid duhet të jetë rritja testimeve dhe gjurmimi i rasteve. Qeveria ka berë të ditur se do të dyfisojë kapacitetet në shtator, por nga pikëpamja e opozitës, edhe ky është një hap gjysmak dhe i vonuar, që ka çuar në përhapjen me shpejtësi të virusit dhe të rritjes së numrit të vdekjeve.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar muaj më parë, që plani për rihapjen dhe daljen nga karantina duhet të  sigurojë bërjen e të paktën 2 mijë testimeve në ditë. Aktualisht, numri i testimeve është 400-500 në ditë.


TË NGJASHME