Strazimiri mesazh në gjermanisht për ambasadorin Borchard

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës së OSBE-së, e cila dënoi ashpër aktet e dhunës të ushtruara në disa bashki të vendit, ku është tentuar të lirohen ambientet e KZAZ-ve.
Më një postim në facebook, ku ka botuar Fletoren Zyrtare të Gjermanisë, ai i ka dhënë një mesazh ambasadorit të OSBE-së në vendit tonë Bernd Borchard, ndërsa shkruan: botimet në Fletoren Zyrtare përcaktojnë kornizën e shtetit ligjor
Postimi i plotë:
Zur sofortigen Veröffentlichung!!
(Për shpërndarje të menjëherëshme)
Kjo është faqja zyrtare e Fletores Zyrtare Federale të Republikës Federale të Gjermanisë, ajo që përcakton se si “duhet të zhvillohen proceset politike, administrative në përputhje me parimet e shtetit ligjor”!
Në të shpjegohet edhe “roli vendimtar i Fletores Zyrtare Federale në lojën e përbashkët demokratike në Gjermani”, përmes botimit me transparencë të Ligjeve të reja apo të ndryshuara, si dhe akteve të tjera urdhëruese!
SQARIM (për ata që nuk e dinë):
Në Gjermani, botimet në Fletoren Zyrtare përcaktojnë kornizën e shtetit ligjor!
PO ASHTU EDHE NË SHQIPËRI!
