HomeLajme

“Streha Mes Reve” vlerësohet dhe në SHBA, fiton çmimin “Global Vision Award”

Filmi shqiptar “Streha Mes Reve” është shpallur fitues i çmimit “Global Vision Award” në “Cinequest Film Fest” në San Jose, SHBA.

Streha mes Reve” është filmi i dytë me metrazh të gjatë i skenaristit dhe regjisorit Robert Budina. Filmi tregon historinë e Besnikut, një bari, i cili po kujdeset për të atin, një ish komunist, në një fshat në Shqipërinë e Veriut. Atje ku fetë e ndryshme kanë gjetur një mënyrë për të bashkëjetuar paqësisht, Besniku është një mysliman i devotshëm, nëna e tij ishte katolike dhe vëllai i tij u kthye në besimin ortodoks në Greqi.

“Nuk është feja ajo që i ndan njerëzit, por janë interesa të ndryshme që e përdorin fenë për të përçarë njerëzit.”- është shprehur Budina për mesazhin e filmit.


TË NGJASHME