HomeLajme

Stresi nga koronavirus bën që burri të hedhë gruan nga kati i shtatë i pallatit

Stresi, ankthi, depresioni…të gjitha këto kanë qënë simptomat e disa prej personave të karantinuar. Kjo situatë ka bërë që shumë njerëz të dalin nga vetja dhe të kryejnë edhe veprime ekstreme.
E tillë është ngjarja e regjistruar ditën e djeshme në Tajlande, ku Dave Mitchell, 46 vjeç hodhi gruan e tij Sukanda, 56 vjeç nga kati i shtatë i një apartamenti.

Gruaja e tij arriti të shpëtonte pasi u rrëzua sipër një tende. Ajo i tha policisë se burri i saj anglez e kishte hedhur nga ballkon sepse po grindeshin me njëri-tjetrin.
Pasi ka mbërritur ambulanca, Sukanda është dërguar në spital me disa fraktura dhe me një thyerje krahu.

Dave Mitchell u arrestua ndërsa në polici u shpreh se në momentin e ngjarjes ishte i stresuar pasi udhëtimet në Britani janë anuluar si pasojë e Koronavirusit dhe nuk mund të kthehej në vendin e tij.


TË NGJASHME