HomeLajme

Studentët bllokojnë rrugën tek Piramida

Studentët kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë aty ku do të qëndrojnë edhe ditën e sotme duke protestuar në pritje të plotësimit të 8 kërkesave të tyre.

Ndërsa janë nisur drejt godinës së kryeministrisë, ata janë ndalur për disa minuta duke bllokuar kryqëzimin pranë Piramidës, e duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

Siç shihet edhe nga pamjet, ka pasur tension mes njërit prej studentëve me megafon dhe disa shoferëve të cilët kanë kërkuar që t’u hapet rruga.

“Jemi për hall, hapni rrugën”, u janë drejtuar ata studentëve.

“Edhe ne për hall jemi”, i është përgjigjur studenti me megafon, ndërsa ka thënë se do të qëndrojnë për 10 minuta në shenjë proteste, e më pas do ta lirojnë rrugën, siç dhe kanë bërë.


TË NGJASHME