HomeSociale

Studentët bojkotojnë mësimin, grumbullohen para kryeministrisë

Edhe pse më të paktë në numër, një grup studentësh janë grumbulluar sërish këtë të martë, për të vijuar para kryeministrisë protestën e tyre.

Studentët pretendojnë se kryeministri Edi Rama ka plotësuar pjesërisht kërkesat e tyre, duke ngulmuar që të plotësohen të 8 pikat që ata parashtruanfillimet e protestës.

Ndërkohë që në Universitetet e rretheve pjesa më e madhe e studentëve janë kthyer në auditore, në Tiranë shumica e tyre ka zgjidhur një formë të re proteste, atë të bojkotit të mësimit.


TË NGJASHME