HomeLajme

Studentët braktisin Ramën: Nuk pranojmë monolog!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët tek Arkitektura.

Rama ka nisur të debatojë menjëherë me studentët, duke i thënë se “nuk ka më qofte ke daja…”. Por ata kanë kundërshtuar menjëherë, duke i ndërprerë fjalën.

Pas më shumë se një orë ata dolën jashtë në shenjë revolte duke braktisur takimin, dhe duke thirru njëzëri “s’ka dialog”.

Kjo nuk u përtyp mirë nga kreu i qeverisë që tha se ata nuk kanë faj pasi frymëzohen nga politika.

“Çfarë niveli mjeran i frymëzon politika. Unë besoj se prindërit, qofshin të varfër, të pasur, prindi shqiptar nuk mësojnë këtë lloj edukate”, tha Rama përpara studentëve që qëndruan në takim.

Studentët replikuan herë pas here më Ramën, që u përsëriste të tregonin edukate, dhe duke iu kujtuar se janë studentë dhe jo në shkollë fillore. Studentët thanë se ajo që bëri Kryeministri Rama ishte monolog i cili nuk u shërben atyre.


TË NGJASHME