HomeSociale

Studentët: Kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme? “Fake news”!

Këshillat Studentorë kanë reaguar me anë të një deklarate në lidhje me lajmin se studentët kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Në deklaratën e tyre ata hedhin poshtë këtë gjë dhe thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.

“Sot nga media jemi njohur me një fake news, sikur studentët kërkojnë që Kryeministri të mbledhë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesat tona. Bejme me dije cdo student se keto jane tentativa per te na percare dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojme. 8 kerkesat tona jane mese te qarta, te zeza mbi te bardhe dhe sqarojme kedo se nuk do te kete asnje dialog pa u plotesuar keto 8 pika. Ne rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojme se protesta jone do te pershkallezohet ne rang kombetar. Kushdo qe kerkon dialog me Edi Ramen nuk perfaqeson interesin e studenteve”, lexohet në deklaratën e studentëve.

 


TË NGJASHME