HomeSociale

Studentët nuk njohin dorëzim, nesër takohen sërish në protestë

Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre deri në plotësimin e 8 pikave të vendosura prej ditësh si kusht për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ndonëse herë në numër të madh e herë më pak, studentët prej rreth dy javësh vazhdojnë me këmbëngulje protestat e tyre para dritares së kryeministrit Edi Rama.

Deri tani nuk ka pasur një përgjigje pozitive për dialog ndaj kryeministrit, megjithëse ai ka zhvilluar dy takime me studentë e pedagogë në dy fakultete.

Nesër studentët kanë paralajmëruar sërish bojkotim të mësimit dhe nisjen e protestës në orën 10:00 tek korpusi universitar.

“Kauza në dorën e studentëve! Arsim cilësor, bashkëkohor, fuqizues, për të gjithë dhe politika arsimore transparente dhe llogaridhënëse. Nesër, datë 19 dhjetor, studentët bojkotojnë mësimin dhe takohemi të gjithë tek korpusi universitar në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e studentëve. Përsëri nesër do të ketë bllokim të pikave kryesore rrugore në kryeqytet, duke përmendur: sheshin Wilson, kryqëzimin te 9-katëshet, , 21 Dhjetorin.


TË NGJASHME