HomeLajme

Studentët sërish përpara Ministrisë së Arsimit, ja kur do mbahet protesta

Studentët do të ngrihen sërish në protestë e cila pritet që të mbahet me datë 22 Maj. Mësohet se studentët do të dalin përpara Ministrisë së Arsimit në orën 12:00, të cilët shprehen se arsyet lidhen me premtimet e pambajtuara nga ana e qeverisë.

Ndërkohë kujtojmë që në dhjetor të vitit të shkuar, studentët nisën protestat para Ministrisë të cilat zgjatën deri në muajin shkurt, duke bojkotuar mësimin. Ndër kërkesat e tyre ishin dhe tarifat më të ulëta, përmirësimi i kushteve nëpër universitete dhe konvikte.


TË NGJASHME