HomeSociale

Studentët u rikthehen protestave, Rama publikon videon…

Teksa studentët kanë paralajmëruar sot rikthimin e protestave, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video.

Studentët në lajmërimin e bërë publik shprehen se kërkesat nuk janë përmbushur dhe për këtë arsye ata do të dalin sërish në shesh përpara ministrisë së Arsimit.

Mirëpo, përmes një video të publikuar në profilin e tij, Rama tregon angazhimet e mbajtura për ‘Paktin për Universitetin’.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.

Ndërkohë protesta e studentëve pritet të nisë në orën 12:00 përpara ministrisë së Arsimit.  


TË NGJASHME