HomeSociale

Studentët vazhdojnë të mbajnë të bllokuar “Zogun e Zi”

Dhjetëra studentë kanë bllokuar që prej orës 15:00 rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Të shpërndarë në disa pika në këtë shumë të rëndësishëm të Tiranës, ata nuk lejojnë kalimin e makinave, duke vështirësuar kështu qarkullimin në këtë zonë. Protesta është mbështetur edhe nga qytetarët.

Studentët protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë. Studentët refuzojnë të hyjnë në bisedime me kryeministrin Rama. Nga ana e tij, kreu i qeverisë pavarësisht se thotë se i pranon kërkesat, kërkon dialog me studentët.


TË NGJASHME