HomeSociale

Studenti i lënduar në protestë/ Vizitohet nga ish-deputeti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia viziton në Spitalin e Traumës studentin Gesard Hazizi i lënduar gjatë protestës së sotme të opozitës. Ish-deputeti hedh akuza mbi policinë e Lleshajt, e cila sipas tij, qytetaret i trajton si kriminelë, ndërsa krimineleve nuk guxon t’u afrohet.

STATUSI I PLOTË

POLICIA E LLESHAJT SI DHUNUESE FLAGRANTE E QYTETAREVE
Gazetari i ardhshem Gesard Hazizi, dhunohet barbarisht nga policia. Studenti i vitit te pare humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshem nga nje efektiv i Shqiponjave. Eshte sjelle me urgjence ne Spitalin e Traumes, pasi ka hematoma dhe demtime te ndryshme nga goditjet e policise. Kjo eshte policia ne sherbim te pushtetit, qe i trajton si kriminele qytetaret protestues, ndersa krimineleve te vertete, as qe guxon t’u afrohet! Ja pse duhet ta largojme sa me pare kete qeveri te inkriminuar qe pasi i vjedh, dhunon qytetaret qe protestojne! Ky eshte nje mision qe duhet ta permbushim, se pari per sigurine tone! E keqja e ketij vendi ka nje emer: ai eshte EDI RAMA, qe mbrohet me shtet policor nga qytetaret e vet. #RamaShporru


TË NGJASHME