HomeLajme

Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë e Shkencave Amerikane

Mario Tupja është studenti shqiptar që diplomohet nga Akademia e Marinës Amerikane dhe që do të shërbejë me forcat detare në kuadër të një programi që mundëson aftësimin e një brezi të ri ushtarakësh në vendet anëtare të NATO-s.

Ka qenë e vështirë. Ka patur etapat e veta. Shoku i parë kulturor, ushqimi, shoqëria, gjuha, duhet të mësoheshe në fillim me mënyrën e jetesës. Plus që akademia kishte traditat e veta që duhet të mësohesha, trajtimi, orari shumë i ngjeshur…. Normalisht tani është një moment shumë i veçantë, është momenti kulminant i gjithë asaj pune”, është shprehur ai.

Ky është një investim i madh për Shqipërinë, që dërgon një student të ri qysh në moshë të re për t’u kthyer pas katër vjetësh dhe për të shërbyer në forcat e armatosura. Ne shpresojmë që të ketë një të ardhme në forcat e armatosura për Marion dhe ndërsa përparon jo vetëm në ushtri ose në qeverinë shqiptare, ai e di se ka miq këtu në Shtetet e Bashkuara”, thotë Tim Disher drejtor i programit ndërkombëtar në Akademinë e Marinës.

Shqipëria po jep kontributin e saj modest në forcat e Natos dhe diplomimi i studentëve si Mario në akademitë ushtarake amerikane do të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin dhe zhvillimin e forcave të armatosura shqiptare drejt standarteve të Natos, veçanërisht në operacionet paqeruajtëse.


TË NGJASHME