HomePsikologji

Studim/ I vogli apo i madhi? Kush është fëmija i preferuar i prindërve

Shpesh eështë diskutuar se kë duan më shumë prindërit, fëmijën më të madh apo atë më të voglin? Sipas një sondazhi të kryer, rezulton se prindërit priren të favorizojnë fëmijët më të vegjël.

“Mumsnet” i bëri një studim 1,185 përdoruesve të tij që janë prindër, ndërsa “Gransnet” bëri një studim me 1,111 përdoruesit e tij që kishin të paktën një nip/mbesë. U zbulua se pothuajse 1/4 e përdoruesve të “Mumsnet” pranuan të kishin një fëmijë të preferuar, ndërsa 42% e përdoruesve të “Gransnet” rrëfenin se kishin preferencë për një nga nipërit ose mbesat e tyre.

Më shumë se gjysma e prindërve me një fëmijë të preferuar zbuluan se ishte fëmija i tyre më i vogël, ndërsa 61% thanë se ata i shohin vëllezërit dhe motrat e tyre më kërkues. Nga ana tjetër, 26% e prindërve thanë se fëmija i tyre i preferuar ishte më i madhi.

Gjithsesi shumica e prindërve besojnë se të kesh një fëmijë të preferuar është e tmerrshme dhe e gabuar.


TË NGJASHME