HomeUdhëtime

Studimi “InterNations”, ja cilat janë 5 vendet më të rrezikshme për të jetuar

Rezultatet e një anketimi të fundit nga “InterNations” kanë treguar se çfarë do të thotë të jetoni dhe punoni në 64 shtete të ndryshme të botës.

Përveç kësaj, anketimi e ka mbuluar edhe temën e sigurisë më saktësisht faktorët si paqja, siguria personale dhe stabiliteti ekonomik.

Dhe ja cilat janë shtetet më të rrezikuara:

1: Brazili

Një mërgimtar i anketuar nga Zelanda e Re thotë se ekziston një ndjenjë e brendshme e njerëzve që jetojnë me frikë.

Një tjetër mërgimtar gjerman është ankuar se niveli i lartë i pabarazisë dhe brutalitetit në shoqëri është shqetësues dhe se e bën të ndihet jo komod.

2: Afrika Jugore

Anketuesit kanë deklaruar se jeta në këtë vend është pak më e lehtë, por ndihen sikurse nuk e kanë lirinë për të ecur ose për t’u shëtitur kudo dhe se tërë kohën frikësohen për sigurinë e tyre.

3: Nigeria

“Në të vërtetë nuk jemi të lirë, nuk mund të ecim rrugëve dhe nuk mund të shoqërohemi me nigerianët. Gjithmonë ekziston mundësia e rrezikut”, ka deklaruar një anketues hungarez.

4: Argjentina

Anketuesit mërgimtarë të cilët jetojnë ose punojnë në Argjentinë kanë deklaruar se ky shtet nuk është i sigurt dhe se njerëzit nuk janë miqësorë.

5: India

Supozimet rreth femrave të huaja se janë të “lehta” për t’u zënë, e bëjnë Indinë vend të pasigurt. Veç kësaj, edhe politika, tensionet sociale dhe ndotja e madhe e ajrit e bëjnë atë një shtet të pasigurt.


TË NGJASHME