HomeShowbiz

Suada Sherifi iu përgjigjet kritikave për ndërhyrjet estetike

Ish-miss Albania Suada Sherifi ka gjetur kohë  për t’ju përgjigjur disa pyetjeve dhe kurioziteteve të ndjekësve të saj në Instagram.

Ndërsa nuk mungojnë komplimentet, ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet edhe kritikave për ndërhyrjet estetike që ka realizuar së fundmi në fytyrë, e që ndjekësit ja kanë vënë në dukje edhe përmes pyetjeve.

“Pse je bërë kaq shumë? Ishe shumë e bukur natyrale, sa keq që të kapi edhe ty kjo sëmindja e pasigurisë”– është njëra nga pyetjet e bëra të cilën Suada nuk e ka lënë pa përgjigje. Si një vlonjate e vërtetë, ajo i është përgjigjur prerazi: “Unë bëj ca të dua përsa kohë ndihem mirë me veten! Dhe shyqyr që na kanë ardhur këto kohë! S’do rri të bëj si nëna natyrë këtu…Por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë se s’kam pasur nevojë…por as jam penduar për çfarë kam bërë.


TË NGJASHME