HomeSociale

Suedi, ndalohet duhanin edhe në vendet publike

Shteti skandinav kaloi sot një ligj të ri për duhanin për vendet publike.

Në Suedi, duhanpirësit nuk do të lejohen më të ndezin cigare në pjesën e jashtme të pabeve.

Këndet publike të lojërave, stacionet e autobusëve dhe ato të trenave tashmë preken nga ligji i ri i ndalimit të duhanit.

Kjo masë i aplikohet edhe cigareve elektronike.

Autoritetet suedeze të shëndetësisë e shohin këtë masë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, si dhe reduktimin e rreziqeve nga duhanpirja pasive.


TË NGJASHME