Botë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Suedia dhe Danimarka “bashkë” kundër bandave kriminale

Suedia dhe Danimarka deklaruan sot se kanë rënë dakord të rrisin kontrollet e përbashkëta kundër bandave kriminale, pasi të dy shtetet kanë vënë re një seri shpërthimesh dhe të shtënash.

“Kriminaliteti është një problem ndërkufitar dhe mund ta zgjidhim vetëm së bashku”, theksoi kryeministri suedez, Stefan Lofven, në një deklaratë pas bisedimeve në Stokholm me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.

Të dy kryeministrat socialdemokratë, deklaruan se kanë rënë dakord të krijojnë të ashtuquajturin “Ekipi i Përbashkët Analitik”, për të rritur bashkëpunimin policor dhe shkëmbyer inteligjencën, si pjesë e luftës së krimit të organizuar në rajonin e përbashkët kufitar, Oresund.

Related posts

Humb kontrollin, furgoni bie në Shkumbin

Klaudia gotanews

Aksidenti tragjik në Amerikë, vdesin burrë e grua nga Pogradeci

Mila

Meta apel: Të evitohen konfrontimet

Mila
Na Kontaktoni!