HomeShowbiz

Sukses ndërkombëtar, Blerim Destani në kopertinën e revistës së famshme botërore

Blerim Destani, është një prej personazheve shqiptarë, që ka arritur të ndërtojë një karrierë impresionuese ndërkombëtare. Aktori ka luajtur në shumë filma, madje përkrah edhe disa yjeve të kinematografisë botërore. Së fundmi, Destani ka luajtur në filmin “Poison Rove”, përkrah Morgan Freeman dhe John Travolta. Këtë eksperiencë, Destani e ka përshkruar si një ëndërr të bërë realitet. Së fundmi, për të folur më shumë rreth kësaj eksperience, Destani është bërë pjesë e revistës amerikane “Bella”. Aktori ka treguar për lexuesit se është me origjinë shqiptare dhe se ai ka lindur në Gjermani, sepse familja e tij ka emigruar shumë shpejt.

Mes të tjerave, Blerimi ka treguar se e ka nisur aktrimin që në moshën 13-vjeçare dhe se gjithmonë e ka pasur ëndërr të luante në krah të aktotrëve më të mëdhenj botërorë. Më tej ai ka zbuluar se do të donte shumë që në të ardhmen të kishte një rol në një film ku do të luante me Meryl Streep, Denzel Washington, Daniel Day-Lewis, Sean Penn, Robert DeNiro apo Al Pacino. Destani ka treguar se tashmë po negocion për disa projekte ndërkombëtare, por nuk ka ende diçka konkrete. Kujtojmë se më herët Blerimi ka luajtur në filma të tjerë shumë të njohur si “Blind”, “Spielmacher” etj.


TË NGJASHME