HomeShowbiz

Sukseset për Bebe Rexhën s’kanë të ndalur! Këngëtarja merr çmimin e rëndësishëm

Bebe Rexha është padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera. Këngët dhe bashkëpunimet e saj kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe pavarësisht se nuk mori një çmim ‘Grammy’, ‘I’m a Mess’ është vlerësuar me çmimin ‘Platinum’.

Lajmin e ka dhënë vetë Bebe nëpërmjet një fotoje në instagram ku shkruante e emocionuar se nuk e kishte menduar kurrë diçka të tillë.

“Kush e mendonte se një këngë për pasiguritë dhe problemet me vetëbesimin do merrte çmimin ‘Platinum’?”, ka shkruar këngëtarja shqiptare. Ajo ka falenderuar të gjithë radiot dhe platformat që e kanë transmetuar dhe sigurisht fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë.


TË NGJASHME