Botë Kronikë Lajme

Sulm ajror në Jemen, 16 të vdekur

Jemeni nuk po gjen qetësi, ku së fundmi është shënuar një tjetër sulm ajror. Dyshohet se sulmin e kryen Sauditët të cilët luftojnë në Jemen rebelët që mbështeten nga Irani.

Nga sulmi kanë mbetur të vrarë rreth 16 persona ku ndër viktimat 7 janë fëmijë- tha një mjek.

AFP raporton se sulmi erdhi në një moment kur rebelët Huthi kanë ndaluar sulmet e tyre me avionë dhe raketa balistike kundër Arabisë Saudite, kjo një përpjekje për paqe mes dy grupeve të cilët me luftën e tyre e kanë çuar Jemenin në prag të krizës së urisë.

Kujtojmë që rebelët morën përgjegjësi për sulmet e 14 shtatorit mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite që shkatërruan gjysmën e prodhimit të mbretit OPEC dhe dërguan valë shoku nëpër tregjet e energjisë.

Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe disa vende të Bashkimi Europian kanë fajësuar Iranin, duke thënë se sulmet u kryen me raketa të avancuara dhe drone.

Related posts

Gjurmuesit e biçikletave, arrestohen tre adoleshentët

Mila

Ish-zyrtarë socialistë e demokratë vihen në hetim

Mila

Më në fund, Khloe Kardashian flet për tradhtinë e Tristan Thompson në ‘KUWTK’

Tatani
Na Kontaktoni!