HomeLajme

Sulm në Mançester, 5 të plagosur

Në qytetin e Mançesterit të Britanisë së Madhe, pesë persona janë plagosur me thikë gjatë një sulmi në një qendër tregtare.

Njerëzit brenda qendrës tregtare janë evakuuar dhe transporti publik është ndalur së funksionuari.

Policia tha se nuk ka raportime për viktima, dhe se oficerët e kundër-terrorizmit po udhëheqin hetimin. Një burrë në të 40-tat është arrestuar nën dyshimin për sulm të rëndë, raporton Rel.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se pesë personat e plagosur janë dërguar në spital. “Në këtë fazë të hershme, ne jemi duke mbajtur të hapur motivin e këtij incidenti të tmerrshëm”, tha ai.


TË NGJASHME