HomeLajmi i Fundit

Sulmet ndaj KZAZ në Kavajë, arrestohet një tjetër person (Emri)

Policia ka arrestuar një tjetër person, i cili ishte shpallur në kërkim për incidentet në KZAZ-në e Kavajës. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Enea Gjonaj.

Gjonaj së bashku me disa militantë të tjerë të opozitës tentuan te futen forcërisht në ambientet e shkollës ku ndodheshin materialet zgjedhore të KZAZ-së nr 42.

Ata qëlluan me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba “molotov” punonjësit e Policisë që ndodheshin atje me shërbim ruajtjen e KZAZ-së.