HomePolitikë

Sulmet ndaj KZAZ-ve, Lleshaj bën paralajmërimin e fortë për strukturat e policive bashkiave

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar ndaj situatës së rëndë që paraqitet në KZAZ-të e disa qarqeve të vendit. Në një deklaratë për shtyp, Lleshaj bëri me dije se është marrë vendimi për të shkrirë strukturat e policisë së këtyre bashkive, që sipas tij janë vënë në shërbim të kryebashkiakëve të PD-së dhe LSI-së duke kërcënuar sigurinë e vendit.

Do të ndeshen me të gjithë forcën e ligjit. Policia e shtetit po sulmohet në mënyrë të organizuar po përgjigjet dhe do të përgjigjet me vendosmëri deri në fund. Kryesisht punonjës bashkish, por më keq punonjës të policive bashkiake po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top. U bëj thirrje punonjësve që mos marrin mbi vete barra të rënda duke kryer vepra të rënda për llogari të një grushti njerëzish që duan të marrin peng zgjedhjet. Qeveria do të marrë masat e menjëhershe që të shkrijë disa struktura të policië bashkiake që kanë dalë haptazi kundër ligjit.

Ndoshta kjo mund të jetë pak. U përcjell qytetarëve mesazhin se e gjithë kjo shfaqje nuk do të cënojë aspak rendin dhe sigurine tyre. Policia është në krye të detyrës dhe pavarësisht situatës nuk do të cedojë asnjë milimetër nga përgjegjësia e saj. U bëj apel prokurorëve dhe gjykatëse të këtyre territoreve që të zbatojnë ligjin. Policia e shtetit do të arrestojë çdo shkelës. Ky është një moment kritik në betejën e ligjit me antiligjin. Në këtë moment ligji, shteti dhe shoqëria duhet të jenë bashkë. Kryetarë bashkish që po u përfundon mandati nuk mund të qendrojnë me dhunë”, tha Lleshaj.


TË NGJASHME