HomePolitikë

Sulmet ndaj KZAZ-ve, reagon Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për sulmin ndaj KZAZ-ve në vend. Rama e konsideroi të turpshme ngjarjen e djeshme në Shkodër, ku iu vendos zjarri KZAZ-së që ndodhej në ambientet e shkollës.

“Vështirësitë na stimulojnë. Ata janë në hall të madh, duhet ti kuptojmë. Ne na ra pjesa për të ndërtuar. Mua më cojnë mesazhe për ditë nga Italia, Greqia, Anglia, do të vijmë që të votojmë.

Tani vdekjen nuk ia urojmë askujt, por është fatkeqësi e madhe. Janë përpjekje të dëshpëruara, do të bëjnë akoma edhe ca sherre të tjerë, por nuk kanë asnjë të ardhme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Por nuk kanë cfarë të bëjnë më shumë se nuk e kanë popullin me vete. Është për fotografi për televizor për t’i cuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat”, tha kryeministri.


TË NGJASHME