HomePolitikë

Sulmet ndaj KZAZ-ve, tensione edhe në Korçë dhe Pogradec

Lirimin e KZAZ-ve pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zjgedhjeve e ka kërkuar edhe Bashkia e Pogradecit dhe ajo e Korçës. Mësohet se në Pogradec ka patur përplasje me mbështetësve të Partisë Demokratike dhe policisë, që janë vendosur përballë KZAZ, nr 67 duke kërkuar me ngulm heqjen e materialeve zgjedhore.

Ndërkohë në zonën e Bilishtit forca te shumta të policisë dhe forcat speciale kanë rrethuar, KZAZ 70, për të penguar protestuesit, të cilët tentojnë të bllokojnë punën.

Mësohet se KZAZ 70 është vendosur në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ndërsa është hapur dhe po vijon punën.


TË NGJASHME