HomeLajme

Sulmi ndaj KZAZ-së, arrestohet 41-vjeçari në Kavajë

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim pas përplasjes në KZAZ dy ditë më parë në Kavajë.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.D., i cili akuzohet për veprat penale Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.”, njofton policia.


TË NGJASHME