HomeSociale

Sulmi në KZAZ-në e Vaut të Dejës/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në KZAZ-në e Vaut të Dejës.

“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama në Twitter:

Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor.

As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara?


TË NGJASHME