HomeLajmi i Fundit

Sulmohet kisha në Burkina Faso, 6 të vdekur

Një person i armatosur ka djegur një kishë katolike gjatë meshës duke lënë të vrarë gjashtë persona në Burkina Faso, sipas njoftimit të policisë. Mes viktimave është edhe prifti i kishës.

Sulmi i djeshëm ndodhi në qytetin verior, Dablo, thuhet nga burime të BBC.

“Persona të armatosur kanë djegur kishën katolike… ata filluan së pari duke gjuajtur me armë drejt kishës, ndërkohë që besimtarët po mundoheshin të iknin, ata ia vunë flakën kishës” tha kryetari i qytetit, për agjencinë AFP.

Ky sulm është sulmi i tretë në kishat e Burkina Fasos, në pesë javët e fundit.