Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit

Sulmoi turistët spanjollë, ç’ndodhi në seancën për Kokëdhimën

Sulmoi turistët spanjollë, Mihal Kokëdhima do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit në Vlorë për 51-vjeçarin, që pak ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes së opinionit publik për shkak të incidentit të ndodhur në lokalin e tij në Qeparo.

Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 51- vjeçari, i irrituar nga largimi i turistëve spanjollë nga restoranti për shkak të pakënaqësisë për shërbimin, sulmoi dhunshëm fugonin e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 gusht, në lokalin e tij “Panorma”, në zonën e Porto Palermos në Vlorë. Seanca në Gjykatën e Apelit në Vlorë është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe jashtë vëmendjes së medias, ndërsa trupi gjykues është përbërë nga tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Klodiana Gjyzari. Prokuror i çështjes është Kleanthi Zeka.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të seancës, pranë Gjykatës nuk janë parë familjarë të Kokëdhimës. Në seancën e Apelit, 51-vjeçari është mbrojtur nga avokat Gëzim Veleshnja, ndërsa studio ligjore që mbrojti Kokëdhimën në seancën e datës 18 gusht në Gjykatën e Shkallës së Parë, tashmë nuk e përfaqëson më pasi janë tërhequr nga çështja për arsye që nuk dihen.

Gjatë seancës, avokati i Kokëdhimës ka kërkuar masë sigurie më të lehtë për 51-vjeçarin Kokëdhima, me argumentin se nuk përbën rrezik për t’u larguar nga vendi si dhe për gjendjen e tij shëndetësore, pasi një ditë pas arrestimit u dërgua me urgjencë në spital. Madje, pala mbrojtëse tha se Kokëdhima ishte gati të linte një garanci pasurore prej 3 mijë eurosh, që të hetohej jashtë qelisë së paraburgimit.

Por, Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë në burg pa afat 51- vjeçarin Kokëdhima. Ky i fundit pret tashmë vijimin e hetimeve, ndërkohë që lokali i tij “Panorma” në Porto Palermo, vend në të cilin nisi edhe konflikti me turistët spanjollë, është shembur pas një aksioni të IKMT-së. Lokali ishte ndërtuar prej 15 vitesh, ndërsa ndodhej në proces legalizimi.

Por, videoja ku Kokëdhima shfaqej duke sulmuar turistët bëri xhiron në mediat botërore, duke sjellë përveç arrestimit të tij, edhe shembjen e restorantit me procedura të përshpejtuara pasi ALUIZNI e skualifikoi nga procesi i legalizimit.

Turistët ka Spanja ishin familjarë të miliarderit Eugenio Galdon, 69 vjeç. Ai është një emër i njohur në Spanjë, pasi ka themeluar një kompani të njohur, e cila në vitin 2014 u shit për mbi 7 miliardë euro, ndërsa renditet personi i 139-të më i pasur në Spanjë.

Related posts

Vështirësohet pista Lukaku, Inter në sulm për dy sulmues të tjerë

igligota

Protesta/ Bulevardi para Kryeministrisë mbushet me tullumbace

Mila

Si të shpëtoni nga celuliti duke qëndruar në shtëpi

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!