HomeLajmi i Fundit

Sulmojnë postbllokun, talebanët vrasin 15 policë

Edhe pse janë bërë përpjekje të shumta për paqe vazhdon konflikti i përgjakshëm mes talebanëve dhe afganëve.

Sipas raportimeve të fundit, talebanët kanë vrarë plot 15 policë të martën. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Kunduz të Afganistanit, ku militantët talibanë sulmuan postbllokun e tyre në qarkun Ali Abad.

Talibanët thuhet se kontrollojnë disa qarqe në Kunduz dhe morën përsipër sulmin.

Ata gjithashtu kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryejnë sulme pothuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë.