HomeSport

Sulmuesi i PSG-së po e mendon largimin

Duket se Paris Saint-Germaini mund ta humbasë njërin prej tre sulmuesve kryesorë

Uruguaiani 31-vjeçar ende e ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij aktuale me klubin e PSG, por e pranon se mund të tundohet për t’u kthyer në atdheun e tij Uruguay.

“Nuk kemi biseduar për kontratën time. Jam shumë i lumtur në Paris. Ndihem i lumtur me familjen. Nëse flasim për kontratën, atëherë do ta bëjmë dhe do të shohim se cilat janë qëllimet e klubit. I kam ende 1.5 vite në kontratën aktuale”, tha uruguaiani.

 

Megjithatë, nëse PSG-ja vendos t’i ofrojë atij kontratë të re, Cavani do të qëndrojë.

“Nëse më jepet rasti të qëndrojë në Paris, atëherë do të qëndrojë”, shtoi ai.

Cavani e nisi karrierën profesionale në Uruguay me Danubio para se të kalonte në Serie A te Napoli. Në PSG ai luan që prej vitit 2013


TË NGJASHME