HomeSport

Sulmuesi ideal për Sarrin, Juventus ofron 55 milionë për lojtarin e Fiorentinës

Federico Chiesa, mbetet një prej lojtarëve të preferuar të Juventus. Sulmuesi 22-vjeçar i Fiorentinës është i vendosur të vazhdojë karrierën në një klub të madh dhe nga ana tjetër është Juventus që prej kohësh kërkon shërbimet e sulmuesit të talentuar.

Plot 55 milionë euro janë të gatshëm të paguajnë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” për të siguruar shërbimet e Chiesa. Nëse do të arrihet ky transferim, lojtari do të përfitojë edhe një pagë prej 6 milionë eurosh.

Për Fiorentinën kjo është shumë pak. Drejtuesit e klubit italian mendojnë se ai vlen më shumë dhe nëse vendosin ta shesin, nuk do të pranojnë më pak se 70 milionë euro për djaloshin. Por Juventusi nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë, aq më tepër në këto ditë kur sapo përfundoi operacionin “De Ligt”.

Transferimi i holandezit nga Ajaksi i kushtoi plot 85 milionë euro së bashku me bonuset skuadrës kampione të Italisë. Frederiko Kieza do të ishte lojtari i duhur për lojën e trajnerit Sarri, i cili ashtu si dhe te Napoli apo Çelsi pëlqen shumë lojën nga krahët. Ronaldo pritet të luajë si pykë duke ia lënë vendin bosh italianit që do të formonte treshen së bashku me Daglas Kostën. Braziliani është duke punuar fort për të ardhur në formën e tij më të mirë.


TË NGJASHME