HomeSport

Sulmuesi kuqezi gati debutimin në Serie A, cilin numër do mbajë Manaj në fanellë?

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është rikthyer në futbollin italian pas transferimit nga ekipi i Barcelonës. Trajneri Tiago Motta e ka grumbulluar me skuadrën e tij dhe pritet që Manaj të bëjë debutimin e parë me ekipin e Speczias në Serie A pikërisht ditën e sotme.

Spezia luan kundër Udinezes në orën 15 këtë të diel, megithatë shqiptari mund ta nisë sfidën nga stoli, duke pasur parasysh kohën e tij të shkurtër që i është bashkuar italianëve.

Por interesi i fansave të shqiptarit është numri që lushnjari do mbajë tek Spezia dhe sipas “Sportmediasset”, Manaj do të veshë fanellën me numrin 54, një numër ndryshe nga ai që mban me kombëtaren kuqezi, 10-ta.


TË NGJASHME