HomeShowbiz

“Sunny Hill Festival”, Dua Lipa surprizon publikun

Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret që po korr më shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Përveç vokalit të mahnitshëm dhe fitimit të shumë çmimeve ndërkombëtare, ku mund të përmendim dy Grammy, këngëtarja ka edhe një bukuri të admirueshme.

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur në Prishtinë dita e tretë dhe e fundit e koncertit madhështor, “Sunny Hill Festival”, ku në skenë u ngjitën artistët më në zë shqiptarë dhe mes tyre atmosferën e ndezi edhe DJ me famë botërore Calvin Harris.

Ai performoi këngët më të famshme të tij dhe mes tyre nuk mungoi projekti që ka në bashkëpunim me Dua Lipën, “One Kiss”. Teksa kënga ka nisur Dua Lipa i ka surprizuar të gjithë me performancën e saj.

Dua ka qenë qershia mbi tortë e mbrëmjes ku i ka surprizuar të gjithë me performancën e saj si fillim ka preferuar të këndojë në mes të publikut e më pas e ka vazhduar performancën spektakolare në skenë së bashku me Dj e njohur. Teksa këndon ajo u bën thirrje të gjithëve në shqip për të kërcyer.

Performanca e Dua Lipës ka elektrizuar publikun, i cili së bashku me të ka kënduar çdo fjalë të ‘One Kiss’.


TË NGJASHME