HomeSport

Superliga vendoset në 2 javët e fundit, 5 ekipe në garë për Europën

Kur mbeten edhe vetëm dy javë nga përfundimi i Superligës, vetëm dy gjëra janë të sigurta: Partizani i shpallur kampion dhe Kamza e përjashtuar prej kohësh. Veç këtyre, për të gjithë ekipet e tjera, çdo gjë tjetër është akoma e hapur. Gara për një vend në Europë, vazhdon të jetë e hapur për plot 5 ekipe të Superligës.

Kukësi, mban vendin e dytë dhe diferenca që ka me Laçin e vendit të 6-të, është vetëm 6 pikë. Matematikisht çdo gjë është akoma e hapur dhe me Kukësin që prej kohësh është fokusuar vetëm në Kupën e Shqipërisë, çdo gjë është e mundur. Në rast se Kukësi arrin të fitojë Kupën del nga ky sezon me një trofe, por edhe siguron europën.

Kukësi ndiqet edhe nga Teuta që është në vendin e tretë me vetëm një pikë diferencë. durrsakët, më në fund janë kaq afër sigurimit të një vendi për të luajtur në Europë vitin tjetër.

Flamurtari, gjithashtu është në lojë për një vend në Europë vitin tjetër. Aktualisht, vlonjatët janë në vendin e 4-ët në renditje dhe fati i tyre varet nga Kukesi. Në rast se veriorët fitojnë Kupën, atëherë Flamurtarit i mjafton vetëm të ruajë vendin e katërt.

Më të distancuar nga gara për një vend në Europë janë Skënderbeu dhe Laçi, vetëm matematika i mban në lojë. Në kushtet ku të gjithë shpresojnë, shumë nga këto klube nuk kanë plotësuar ende kriteret e licencimit, deri në momentin kur Federata Shqiptare e Futbollit të bëjë publik ekipet që fitojnë një vizë për europë, i gjithë ky diskutim mund të ndryshojë rrënjësisht.


TË NGJASHME