HomeSport

Supersfida e Grupit A/ Anglia pret surprizën e kompeticionit, Kosovën

Ditën e sotme do të luhen disa nga ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”. Padyshim që vëmendja e të gjithë shqiptarëve do të shkojë në dy ndeshjet që përfaqësuesja e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë respektivisht kundër Islandës dhe Anglisë. Në stadiumin “Saint Mary” në Southampton, Anglia do të presë surprizën më të bukur deri tani të këtij kompeticioni, Kosovën.

Ndeshja mes dy ekipeve, cilësohet edhe si supersfida e Grupit A, pasi do të përballen dy ekipet që mbajnë vendin e parë dhe të dytë në grup. Anglia udhëheq me 9 pikë dhe Kosova e ndjek në vendin e dytë me 8 pikë.

Deri më tani, përfaqësuesja e Kosovës ka një ecuri shumë pozitive, pasi ka plot 15 ndeshje që nuk njeh humbje. Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes dëshiron të ketë vazhdimësi dhe sot përballë Anglisë, të regjistrojë ndeshjen e 16 pa humbje.

Kosova vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë pasi fitores së vyer së arritur me Cekinë përpara 3 ditësh edhe pse kishin mungesa të rëndësishme në skuadër,ndërkohë që sor do të ketë duelin e vërtetë për kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm.


TË NGJASHME