HomeSport

Supersfida e Serie A, fillon numërimi mbrapsht për derbin e Italisë

Padyshim që derbi i Italisë, është një prej sfidave më të bukura dhe më tërheqësë në Serie A. Juventus dhe Inter, do të përballen të dielën në supersfidën e kampionatit. Për herë të parë, prej disa vitesh zikaltërit vijnë këtë sfidë si kryesues të Serie A dhe kërkojnë të marrin maksimumin. Ndërkohë që tifozat nga ana e të dy ekipeve kanë shteruar prej kohësh biletat e vlefshme për këtë ndeshje.

Humbja në Champions League kundër Barcelonës, është akoma e freskët, megjithatë për sfidën kundër Juventus, nqë kampin zikaltër do të kthehet Romelu Lukaku. Ndeshja kundër Juventus, padyshim që është shumë e veçantë edhe për teknikun Conte, që kthehet të luajë kundër skuadrës që ka drejtuar më herët.

Maurizio Sarri ka vendosur në shinat e taktikës së re futbollistët e tij, që në ndeshjet e fundit kanë fituar, duke zhvilluar edhe një lojë atraktive sulmuese. Por transferta milaneze është prova e vërtetë nëse idetë e trajnerit funksionojnë. Po ashtu, bardhezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht për të treguar se “Zonja e Vjetër” nuk ka ndërmend të dorëzojë titullin kampion. Cristiano Ronaldo mbetet “arma” e fortë e juventinëve, ndërsa Higuain i rilindur nën udhëheqjen e Sarrit është një alarm më shumë për Interin.


TË NGJASHME