HomeSport

Supersfida e Superiores, Kukësi dhe Tirana me një objektiv: FITOREN

Tirana do të luajë në fundjavë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Bardheblutë do të tentojnë një rezultat pozitiv për të mos iu larguar kreut të klasifikimit që udhëhiqet nga Partizani.

Nga ana tjetër, verilindorët janë në të njëjtën pozitë duke qenë se luftojnë për titull kampion. 24-herë kampionët e vendit vijnë në këtë takim pas humbjes 2-1 kundër Skënderbeut, ndërsa kuksianët pas fitores ndaj Bylisit.

Megjithatë presidenti Safet Gjici njihet për karakterin e vështirë dhe para kësaj sfide mësohet se ka kërkuar vetëm triumfin. Në të kundërt, do të ketë masa për lojtarët. Kësisoj, verilindorët janë të dënuar për fitore, ndërsa bardheblutë duhet të luajnë për një rezultat pozitiv për të përmbysur situatën e zymtë që ka përfshirë skuadrën.


TË NGJASHME