HomeSport

Supersfida mes Milan dhe Juventus, Var vendos gjithçka

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë, mes Milan dhe Juventus, ishte një ndeshje e cila në 90-minutëshin e parë i prodhoi të gjitha, spektakël, polemika e kartona të kuq. Në këtë supersfidë, ishte sistemi VAR që vendosi mbi rezultatin e ndeshjes. Në minutën e 90-të pas rishikimit në VAR, arbitri i ndeshjes akordoi një 11-metërsh në favor të Juventus, që u shndërrua në gol nga Cristiano Ronaldo dhe vulosi rezultatin e ndeshjes 1-1.

Edhe si në ndeshjen kundër Interit, Milan zhvilloi një lojë të mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke vendosur në vështirësi Buffon. Megjithatë deri në minutën e 61-të shifrat do të ishin të pandryshuara. Pikërisht në këtëkohë një goditje pa shumë pretendime nga Rebic, u ndal në rrjetën e portës së mbrojtur prej Buffon.

“Ndëshkimi” i kuqezinjve, erdhi në minutën e 71-të, kur Theo Hernandez do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe do të linte fushën, duke e lënë ekipin me 1 lojtar më pak. Epërsia numerike, bëri që Juventus të hidhej i gjithi në sulm, në kërkim të golit të barazimit.

Goli i barazimit, do të vintë vetem në minutat e fundit të sfidë, ku pas një veprimi akrobatik të Cristiano Ronaldos, topi u ndal me dorë nga Calabria. Me ndihmën e VAR, arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh që u kontestua nga të gjithë lojtarët e tifozët kuqezi, megjithatë Ronaldo nuk gabon dhe shënon për 1-1. Pas kësaj ndeshjeje fantastike, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Allianz Stadium”.


TË NGJASHME