HomeSport

Supersfida ndaj Inter, Roma humbet nja nga futbollistët kryesorë

Interi-Roma do të jetë sfida e parë e javës së 15-të që do të luhet ditën e sotme. Zikaltërit po kalojnë një moment të mirë dhe janë të parë në klasifikim duke parakaluar Juventusin.

Nga ana tjetër edhe Roma vjen nga dy fitore rresht dhe kërkon të vijojë ecurinë pozitive. Por disa orë përpara fillimit të ndeshjes, një prej titullarëve shqetëson trajnerin Fonseca.

Bëhet fjalë për portierin Pau Lopez që ditën e djeshme ka braktisur stërvitjen për shkak të një problem në shpatullë. Prezenca e tij në ndeshjen e sotme është në dyshim të madh dhe Roma duhet të mendojë për portierin e dytë, Mirante. Një lajm që gëzon në aspketin futbollistik Interin pasi porter Pau Lopez është kthyer në një nga pikat e forta të Romës.


TË NGJASHME